Një sasi lënde plasëse i është vendosur lokalit të reperit të njohur, Noizy. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ndërsa siç mëson korrespondenti i Panorama janë dëmtuar xhamat në dy katet e ndërtesës.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa nuk dihen ende rrethanat.
“Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve“, bën me dije policia.
Kujtojmë që reperi i njohur Noizy dy dite me pare u perfshi ne nje sherr me ish-anëtarin e TBA Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio.
Ne videon, e cila u bë virane ne rrjet duket Noziy së bashku me disa miq të tij dhunojnë pa mëshirë Kleviol Ahmetin në mes të rrugës dhe në mes të ditës, ndërsa zona është e populluar.
SI KA NDODHUR SHERRI
Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, ka mbërritur në zonë së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.
Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”.
Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij.
Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.
Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.