Modelja amerikane Jerry Hall ka paraqitur kërkesën për divorc nga manjati i mediave Rupert Murdoch, në një gjykatë në shtetin amerikan të Kalifornisë.
66-veçarja në kërkesën për divorc përmend si arsye për zgjidhjen e martesës “dallimet aq të ndryshme” mes çiftit, që mesa duket kanë arritur kulmin gjashtë vjet pas martesës.
Ky do të jetë divorci i katërt për 91 vjeçarin Murdoch. Aktorja Hall, 66 vjeçe, më parë ka qenë bashkëshortja e këngëtarit të grupit Rolling Stones, Mick Jagger.
Mediat amerikane raportuan se ndarja kishte ardhur si një surprizë për miqtë e afërt tw tyre.
Murdoch, “perandoria” e të cilit News Corporation kontrollon mediat kryesore, duke përfshirë Fox News dhe Wall Street Journal në SHBA, dhe The Sun dhe The Times në Mbretërinë e Bashkuar, flitej se i kishte kushtuar më shumë kohë gruas së tij të re.
Kur u martua, miliarderi njoftoi në Twitter se ishte “njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë” dhe se do të ndalonte së postuari në këtë platformë.
Në vitin 2018, djali i tij i madh Lachlan u emërua si pasardhësi i tij, shefi ekzekutiv i Fox Corp. Murdoch gjithashtu shiti pjesën më të madhe të 21st Century Fox te Walt Disney Company.
BBC shkruan se çifti ishte parë së bashku në publik në disa raste.
Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesën australiane Patricia Booker, nga viti 1956 deri në 1967; me gazetaren me origjinë skoceze Anna Mann, nga viti 1967 deri në 1999; dhe me sipërmarrësen me origjinë kineze Wendi Deng, nga 1999 deri në 2014.