Mbarë bota është tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili u qëllua me armë zjarri pas shpine teksa po mbante një fjalim elektorale në Nare.
CNN raporton se trupi i pajetë i politikanit japonez ka mbërritur këtë mëngjes në rezidencën e tij në periferinë e Tokios, Shibuya, ndërsa anëtarë të lartë të Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre.
LDP – partia që dikur drejtonte Abe – dhe partitë e tjera thanë se do të rifillonin fushatën të shtunën përpara votimit të së dielës, në të cilën ata dhe partneri i koalicionit Komeito pritet të çimentojnë shumicën e tyre në parlament.
Politikanët thanë se ishin të vendosur të tregonin se vrasja nuk mund të ndalonte demokracinë.
Kush fshihet pas vrasjes se ish-kryeministrit japonez
Ka shumë teori për vdekjen e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe, 67 vjeç, dhe njera prej tyre është se truprojat e tij nuk ishin të kujdesshëm, Në një foto tronditëse shihet atentatori Tetsuya Yamagami, 41 vjeç duke qëndruar pas Abe me armën e lidhur me rripin e tij përpara se ish-kryeministri të mbante fjalimin e tij në Nara.
Yamagami dëgjon me qetësi për disa minuta, pastaj nxjerr armën. Vetëm dy sekonda para goditjes së parë, një truproje kthehet dhe e shikon vrasësin në sy. Policia japoneze po heton nëse ka pasur pika të dobëta sistemi i mbrojtjes për politikanët e rangut të lartë.
Duket se ka pasur shumë të tilla kur Abe u vra. Së pari pse asnjë roje sigurie nuk vuri re që një njeri i armatosur mund të qëndronte pas ish-kryeministrit për minuta të tëra?
Arma e bërë në shtëpi e Yamagamit duket si një pistoletë e madhe. Në dy sekondat midis goditjes së parë dhe të dytë, një truprojë mban një çantë antiplumb përballë Abe, por pse asnjëri prej tyre nuk hidhet në mënyrë mbrojtëse ndaj politikanit të lartë?
Për shkak se godet vetëm gjuajtja e dytë, Abe rrëzohet i plagosur për vdekje në qafë dhe gjoks.
Pse Yamagami ishte në gjendje të gjuante përsëri? Pyetja ngrihet duke bërë një krahasim me SHBA-në.
Gjatë atentatit ndaj Ronald Reganit në vitin 1981, i armatosuri John Hinckley u mposht nga truprojat brenda dy sekondave.
Truprojat e Abe ia dalin vetëm pesë sekonda pasi ish-kryeministri u godit për vdekje. Ish-kryeministri vdiq në orën 17:03 me orën lokale në spital për shkak të arrestit kardiopulmonar.
Atentatori Tetsuya Yamagami e ka pranuar krimin.
“Ai deklaroi se kishte inat kundër një organizate të caktuar dhe e kreu aktin sepse besonte se ish-kryeministri Abe kishte një lidhje me të,” tha një zyrtar i lartë i policisë në një konferencë për shtyp.
Është e paqartë se cila organizatë është.