Ndarja e Ilary Blasi me Francesco Totti pas 17 vitesh i ka lënë të gjithë pa fjalë. Ish kapiteni i Romës është komentuar se ka nisur një lidhje me Noemi Bocchi prej 8 muajsh, por nuk mbetet pas edhe Ilary Blasi.
Sipas Corriere della Sera, personi i tretë që hyri mes çiftit është Antonino Spinalbese, ish stilisti 27-vjeçar që u bë i njohur për shkak të lidhjes me Belen Rodriguez.
Dyshohet se të dy kanë shkëmbyer mesazhe kompromentuese që kanë rënë në duart e Francesco Tottit duke sjellë më pas ndarjen. Ende është e paqartë arsyeja e vërtetë që shkaktoi ndarjen e çiftit të famshëm. Për momentin as Ilary dhe as Antonino nuk kanë komentuar për këto thashetheme.
Ndërkohë së fundmi, stilisti u fotografua duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me stilisten Giulia Tordini, e cila mendohet se ishte e dashura e tij e re. I riu, i cili nuk ka mbajtur një marrëdhënie të mirë me Belen pavarësisht se janë prindërit e vajzës Luna Marì, është në garë për të hyrë në Shtëpinë e Big Brother Vip në shtator.
Nga ana tjetër, Ilary Blasi për t’i shpëtuar kamerave dhe pyetjeve të shumta për ndarjen ka marrë fëmijët dhe ka udhëtuar në Afrikë për të shijuar disa ditë pushime.