Një blogere e cila kishte shkuar me pushime në Tajlandë ka pasur zgjim në një mëngjes krejt ndryshe, që ajo as nuk e kishte imagjinuar.
Ajo është befasuar kur ka parë se hunda e gjatë e elefantit e ka përshëndetur nga dritarja, në krevatin ku ajo po flinte në dhomën e hotelit.
Blogerja Sakshi Jain, tha përmes një postimi në Instagram se përvoja e saj në vendpushimin në Chiang Mai ishte “diçka ndryshe”.
Miku i Jains, Taha Ismail, e kapi në video momentin kur “vizitori” i tyre mbërriti në dritare.
Blogerja tha se resorti ku ajo po pushonte, i lejon turistët të ecin, të ushqehen, të lahen dhe të luajnë me elefantët.