Përfaqësuesja e Republikanëve në Wyoming, Liz Cheney dënoi zbulimin e emrave të agjentëve të FBI-së, të cilët kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago.
Republikanët e shquar, përfshirë Trump, kaluan dy javët e fundit duke paralajmëruar FBI-në pasi agjencia kontrolloi rezidencën e tij në Palm Beach, Florida, më 8 gusht dhe sekuestroi dokumente qeveritare. FBI tha se kishte marrë një numër “të paprecedentë” kërcënimesh pas kontrollit.
Gjatë një interviste që u transmetua të dielën në “This Week” të ABC-së, Cheney tha se republikanët vazhduan “të ndezin zjarr” pavarësisht kërcënimeve në rritje.
“Ky është një moment me të vërtetë i rrezikshëm dhe të shohësh ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, kolegët e mi, duke ndezur flakët e kësaj në vend që të thonë, “Duhet të mësojmë faktet. Ne duhet të mësojmë provat. Ne duhet të mësojmë informacione për atë që ndodhi”.
“Që të sulmojnë autoritetet ligjzbatuese dhe të thonë më pas, “Epo, ne i mbështesim policinë, por ne do t’i sulmojmë këta njerëz që bëjnë punën e tyre”. Epo unë mendoj se populli amerikan e sheh se çfarë hipokrizie është dhe është hipokrizi e rrezikshme.”
Cheney tha se i vinte “turp” që republikanët kishin shpenzuar kohë duke ndjekur agjentët e FBI-së që ekzekutuan urdhrin e kërkimit.
“Më erdhi neveri kur mësova se presidenti Trump kishte nxjerrë emrat e atyre agjentëve, kur lëshoi urdhrin e kontrollit të pacensuruar dhe kjo tani ka shkaktuar dhunë”, tha Cheney.
Cheney nuk dha prova për pretendimin e saj se Trump qëndronte pas publikimit të emrave të agjentëve.
Tre ditë pas kontrollit te FBI, gazeta konservatore Brietbart News publikoi një version të pa redaktuar të urdhrit të kontrollit në Mar-a-Lago, i cili përfshinte emrat e agjentëve të FBI-së të përfshirë në kërkim.