Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon procedurat e hetimit për Ilir Metën, pasi i kërkoi KQZ-së kopje të formularit të vetëdeklarimit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funskione publike”.
Kërkesa e SPAK-ut vjen në kuadër të hetimeve për skandalin për lobim në SHBA me 1.2 milionë USD të padeklaruara. Kallëzimin e ka depozituar në SPAK ish deputeti Halit Valteri. Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung“, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.
Skema e pastrimit të parave sipas Valterit
Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin, paratë e përfituara nëpërmjet korrupsionit derdhin paratë e tyre te biznesmeni Muharrem Berisha, Elona Guri, Iris Zajmi, Gace, Prifti dhe Xhafa. Sipas tij, këto llogari bankare janë përdorur për pastrim parash me anë të transfertave bankare për interes të çiftit Meta-Kryemadhi. Më pas këto para kalojnë nga bankat, në kompani ofshorë dhe LSI, të cilat përdoren më pas për lobime të ndryshme.
“Personat e kallëzuar, me veprimet e tyre aktive e në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar një skemë të mirfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni e nga vjedhja e pasurive publike ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Ata kanë konsumuar elementët e figurave të veprave penale të: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 i K.Penal”, thuhet në dokument.
Ai ka listuar edhe një listë me emrat e amerikanëve me të cilën Meta dhe ish-ministrat e tij kanë zhvilluar takime.
Shërbime për Ilir Metën
Datë 11.05.2016:
-Takim me Pete Sessions dhe Michael McCaul
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt
Datë 12.05.2016:
-Takim me Drejtues të Projekteve të Sigurisë Kombëtare Truman
-Takim me Bruce Sartz
Datë 13.05.2016:
-Takim me fondacionin Helle Dale
-Takim me John Katko
-Takim me Hoyt Yee
-Takim me Alan Bersin
Datë 16.05.2016:
-Takim me John Cornyn
-Fjalim në Institutin e Politikave Progresive
Datë 06.06.2016:
-Takim me Ëilliam R. Bronfield
-Takim me Timothy Ëeddin dhe Bill Moeller
Datë 08.06.2016:
-Takim në Universitetin Georgetoën Washington
Shërbime për Edmond Panaritin:
Datë 12 dhe 13.06.2016:
-Takim me Phil Karsting
-Takim me Robert Aderholt