Pas lajmit se SPAK i ka kërkuar KQZ-së formularin e dekriminalizimit të Ilir Metës, ka reaguar ky i fundit.
Kreu i Partisë së Lirisë ka publikuar vetë një shkresë që Arben Kraja ia ka drejtuar Gjendjes Civile.
Ai nuk kursen sulmet teksa e quan kreun e SPAK një spurdhjak të mazhorancës që i shërben mafies hapur.
Ja reagimi i plotë nga Ilir Meta:
Meqënëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më!
Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!