Loredana ka reaguar sërish pas publikimit të një videoje në TikTok dedikuar ish-it.
Përmes një videoje të postuar në rrjetin social ajo na ka treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri. Dhe reagimi i saj është “Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, audioja virale që shoqëron videon e reperes.
Edhe pse nuk ka përmendur asnjë emër, kaq ka mjaftuar që fansat të komentojnë se kjo është një video për Mozzik.
“Mozzik u largua nga biseda”/ “Sorry”/ “Të gjithë e dimë…”ishin disa nga qindra komentet në videon e saj.
Kështu reperja ka sqaruar se në fakt kjo video nuk ka të bëjë me Mozzik. “Është thjesht një trend, njerëz!”-shkroi ajo para se të mbyllte komentet.
Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.
Sa i përket jetës personale, Loredana tha se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.
Në një status të gjatë të publikuar në Instastory para pak javëvee, reperja shkruante se ka marrë shumë urrejtje, por ka qenë e fortë për familjen dhe vajzën e saj. Më tej ajo shton që shumë i kanë kërkuar që të ‘shesë’ ish-bashkëshortin, Mozzik, por sipas Loredanës ajo është personi më besnik në të gjithë industrinë.
POSTIMI I PLOTË:
Unë kam qenë personi më besnik në të gjithë industrinë, të gjithë ata që më njohin kanë qenë gjithmonë kaq të habitur sa cool jam në të vërtetë. Por askush nuk guxoi të thoshte në sy të publikut LORI ËSHTË SËRISH E FTOHTË.
Por të gjithë të tjerëve që kanë vazhduar të më duan edhe sot e kësaj dite, BETOHEM SE DO IU DUA DHE NUK DORËZOHEM KURRË.”