Agjenti i Operacionales në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, ka refuzuar të flasë të enjten e 25 gushtit në sallën e gjyqit, në gjykatën e Kurbinit, ku u la në burg, pasi akuzohet se ka ndihmuar të fshihet dhe të lëvizë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Jeton Lami ka refuzuar të japë shpjegime në gjyq, ai ka thënë se do flasë në një moment të dytë.
Ndërkohë që avokati i tij mbrojtës tha se masa e sigurisë e gjykatës ishte e papërshtatshme për klientin e tij.
Ndërkohë që janë të paktën 110 persona të dyshuar në përgjim, janë kqyrur e sekuestruar kamerat e sigurisë të disa hoteleve në Durrës, Vlorë, Pezë, Tiranë, Fushë Krujë dhe Fushë Kuqe dhe në Kurbin.
Lala tha se në vetëm dy kamera sigurie shfaqet Ervis Martinaj, vetëm 3-4 ditë para se familja të denonconte zhdukjen e tij.