Ndarja e Zherard Pike me Shakira dhe lidhja e re e futbollistit me Klara Çia, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere.
Partnerja aktuale e spanjollit thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtë diçka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre.
Karakteri më i qetë i Çias besohet të ketë qenë vendimtar në krijimin e raporteve të mira me personat e afërt të të dashurit të saj.
Burimet thonë se Shakira e kishte pasur nofkën “Shefja” për shkak të karakterit të saj të keq në raport me miqtë e ish-bashkëshortit. Për më shumë, ajo asnjëherë nuk ishte përzier me miqtë e vjetër të ish-burrit e as me gratë e tyre.