Shtetasi turk Faruk Fatih Özer është mbajtur nën përgjim për të paktën 2 javë, duke zbuluar të gjitha lëvizjet e tij bashkë me një grup prej 6 personash.
Përgjimet kanë nisur me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit dhe me vendin të Gjykatës së këtij qarku, gjë e cila ka sjellë edhe zbulimin e vendndodhjes së saktë të Faruk Fatih Özer.
Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij.
Pas u siguruan se ku fshihej turku i kërkuar ndërkombëtarisht është organizuar operacioni për kapjen e tij. Faruk Fatih Özer është vënë në pranga në një plazh të Himarës nën shoqërinë e disa personave.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një person tjetër me iniciale E.H, i cili dyshohet se ka ndihmuar Faruk Fatih Özer që të fshihej.