Ideja e hedhjes së satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues. Agjencia e Prokurimeve Publike ka bëre me dije ditën e sotme se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kështu, fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.
Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” duhet të ishin ngritur në mars dhe qershor, por kjo nuk u arrit. Satelitët dhe dronët inteligjentë do të shërbejnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit dhe jo për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, por do të shpërbejnë për çështje civile të vendit.