Deputetja demokrate Grida Duma ka reaguar pas masave të reja të prezantuara nga qeveria në lidhje me krizën ekonomike.
Duma shprehet se të gjithë ata që shpenzojnë energji elektrike për një faturë prej 7,600 lekësh në muaj do të paguajnë një fatyrë 4.4 herë më të lartë.
“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë!
Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.”
Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve. Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje? Nëse po, komentoni”, shkruan Duma.
Pas deklaratës së saj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili thekson se kush do të harxhojë më shumë se 9.120 lekë energji elektrike në muaj do paguajë çmimin real.
“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë!
Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!”, shkruan Rama.