Për zgjedhjet e 14 majit, do të jetë thuajse e pamundur ndalimi i kandidimit të bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit.
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë për Vizion Plus, se koha është e pamjaftueshme që administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të verifikojë pastërtinë nga e shkuara komuniste, e gjithë kandidatëve për kryebashkiakë dhe për këshilla bashkiakë, para se atë të hyjnë në garë.
ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Po më duket e vështirë para zgjedhjeve të 14 majit pasi koha që kemi në dispozicion, shto këtu edhe vetë procesin e ligjbërjes në kuvend, nuk besoj se do të jetë i aplikueshëm për zgjedhjet e 14 majit.
Përveç elementit kohë, pengesa tjetër është:
ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Nuk kemi qenë në dijeni që do të ishte një angazhim i shtuar i KQZ, për arsye të ndryshme të procesit zgjedhor sikundër mund të përkufizohet edhe kjo. Por në momentin që do të ndodhi ndryshimet të cilat implikojnë angazhime shtesë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do t’i vihet ne dispozicion buxheti për të rritur stafin për të trajtuar dokumentacionin në këtë rast.
Përjashtimi nga politika, i personave që vërtetohet se gjatë diktaturës ishin pjesë e zinxhirit të krimeve të komunizmit, duket se do të mbetet pas 14 majit. PS kërkon jo vetëm ndalimin e kandidimit, por edhe pasjen në krye të një partie politike bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit, ndërsa dy PD-të lustracion.
Ndryshimet ligjore të kërkuara nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, përveç prezantimeve, ende nuk kanë hyrë në fazën e diskutimeve në komisionin e ligjeve. Miratimi i tyre do të kërkojë 84 vota, që për mazhorancën qeverisëse duket se nuk përbën pengesë të pakalueshme. Me mbështetjen, së fundmi, edhe të PDIU-s së Shpëtim Idrizit dhe hasmërinë mes dy fraksioneve të demokratëve, ajo zotëron 81 kartonë jeshilë.