Numri i lartë i personave të infektuar me virusin SARS-CoV-2 po vazhdon në Kosovë.
Që nga marsi i vitit 2020 janë infektuar 104 mijë e 042 persona. Kurse jetën nga ky virus e kanë humbur 2 mijë e 129 qytetarë.
Por, pavarësisht shifrave të larta të infektimit dhe vdekjes, është një numër i madh edhe i personave që kanë arritur të shërohen nga COVID-19.
Deri më sot në Kosovë janë shëruar 91 mijë e 427 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive mbetet 10 mijë e 486.