E Premte, Qershor 2, 2023
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

“Kohë e artë e raporteve Serbi-Turqi”/ Kurti i përgjigjet Erdoganit: Dialogu zhvillohet në Bruksel, jo në Beograd

8 Shtator 2022, 14:57
in Kryesore, Kosovë
“Kohë e artë e raporteve Serbi-Turqi”/ Kurti i përgjigjet Erdoganit: Dialogu zhvillohet në Bruksel, jo në Beograd
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Turqia vazhdon të mos heqë aspak vëmendjen nga Ballkani. Presidenti turk Rexheo  Taip Erdogan dëshiron të ndërmjetësojë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa ka thënë se ka marrëdhënie të shkëlqyera me Serbinë. Sakaq Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e komentoi sot ofertën e Erdoganit, duke i bërë të qarta disa gjëra.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan qëndroi të mërkurën në Beograd, nga ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli për një “epokë të artë” të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Turqisë. Pas takimit kokë më kokë me Erdoganin, Vuçiç tha se kishin diskutuar për të gjitha çështjet e rëndësishme, për bashkëpunimin, luftën në Ukrainë, energjinë elektrike e dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti serb tha se ai i ka kërkuar Erdoganit furnizim me energji elektrike gjatë dimrit si dhe tregoi interesimin e Serbisë për të blerë dronë “Bayraktar”, të cilët Erdogan do t’ia dërgojë shpejt.

Edhe Erdogan vlerësoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Serbisë janë në nivel të shkëlqyer, ndërsa përmendi ofertën për t’u përfshirë si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.

“Jam i gatshëm të ofrojë mbështetjen për tejkalimin e problemeve të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse Ballkani nuk mund të tolerojë më këto lloj problemesh”, tha Erdogan.

Duke u përgjigjur për këtë çështje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të enjten pas një ngjarje në Podujevë se “ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, por paraprakisht theksoi se “dialogu bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit”.

“Ata i kanë agjendat e tyre dhe ne Turqinë e kemi shtet mik dhe aleat. Turqia është shtet shumë i fuqishëm në NATO, por dialogu që zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – ku Kosova nuk është aty temë por palë – bëhet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe ndihmohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër do të vijnë përfaqësuesit specialë nga Berlini dhe Parisi që do ta shoqërojnë ndërmjetësin Lajçak, por natyrisht që ndihma e të gjitha shteteve tona mike është e mirëseardhur”, tha Kurti.

Ai foli për edhe për arsyen e vizitës së Erdoganit në Serbi, Bosnjë e Kroaci, dhe mosvizitën e tij në Kosovë.

“Përshtypja ime është që kjo vizitë ka pasur të bëjë më shumë me Bosnjën, sepse e konsiderojnë si një vend shumë më të rrezikuar se Kosova. Sepse Serbia dhe Kroacia kanë ndikime të fuqishme në Bosnjë dhe vizita në Ballkan kësaj radhe e presidentit turk lidhet me Bosnjën”, tha Kurti./Express

Posti Mëparshëm

Tre kryeministret e vetme gra në historinë e Britanisë së Madhe dhe sekretet e tyre

Posti tjetër

Thatësira në verën e vitit 2022, më e keqja në 500 vitet e fundit në Europë

Të Ngjashme

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit
Kryesore

Përmbytet anija me 400 emigrantë në ujërat e Greqisë/ Kapiteni braktis mjetin e lundrimit

10 Prill 2023, 4:31
Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy
Kryesore

Franca në flakë nga protestat, ministrja pozon për Playboy

10 Prill 2023, 4:22
Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?
Kryesore

Pse xhamia Al-Aksa është një pikë e nxehtë në konfliktin Izrael-Palestinë?

10 Prill 2023, 4:20
Posti tjetër
Thatësira në verën e vitit 2022, më e keqja në 500 vitet e fundit në Europë

Thatësira në verën e vitit 2022, më e keqja në 500 vitet e fundit në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

FOTO/ Kush është njeriu që ka “stresuar” miliarderët e botës, Elon Musk, Bill Gates e Jeff Bezos

FOTO/ Shkëmbi i kuq që “ngrihet nga hiçi” dhe ishulli Kangur, dy vendet që duhet t’i vizitoni patjetër

Rusia akuzon zyrtarisht gazetarin amerikan për spiunazh

Vuçiç: Sa të kem unë ndikim Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

Presidenti Biden, fjalim mbi përpjekjet për t’i dhënë fund kancerit

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr