Pas Dibrës dhe Kukësit, Gjirokastra është qarku i tretë që mbyll procesin e numërimit të votave.
Në këtë qark me vetëm katër mandate, tre i ka marrë Partia Socialiste dhe vetëm një Partia Demokratike.
Kështu, PS ka siguruar 24531 vota, ndërsa PD gjysmën e tyre prej 13971. LSI ka marrë 5778 vota, duke mos siguruar dot mandatin e deputetit.