Po vijon numërimi i votave në Tiranë ku kanë mbetur pa u hapur 147 qendra votimi. Në kryeqendrën e Shqipërisë rezultati mbetet i pandryshuar në mandate, ku PS ka siguruar momentalisht 18 deputetë, PD 15, LSI 2, dhe PSD 1 deputet.
Shanset që PS të marrë një mandat më shumë duke ia hequr PD-së janë realtivisht të vështira, pasi i duhet të rekuperojë mbi 4385 vota.
Kujtojmë që numri 19 në listën e PS-së është Pandeli Majko, i cili me këtë ndarje mandatesh dhe nëse nuk thyen hersin brenda partisë do të ngelet jashtë Kuvendit.