Monika Kryemadhi ja ka faturuar humbjen e thellë kryedemokratit Lulzim Basha.
Në emrin e saj personal, dhe atë të LSI, Monika Kryemadhi i ka kërkuar falje Ilir Metës.
Kjo sipas Kryemadhit, pasi gabuan kur dogjën mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale.
Kryetarja e LSI tha se partia që ajo drejton do ta çojë deri në fund betejën ligjore për procesin zgjedhor.
Ajo u shpreh se 70% e 80 mijë votave të pavlefshme i përkasin asaj.
“Uroj bandat dhe oligarkët për fitoren. Gjithashtu uroj presidentin Vuçiç për parashikimin e saktë” – tha ajo teksa sulmoi mediat si të angazhuara kundër LSI-së gjatë fushatës.
Ajo shtoi se:
“Zbatuam një strategji që pati pasoja në këtë rezultat dhe që nuk reflektoi vullnetin e qytetarëve për ndryshim. Patëm strategji të gabuar, duke nisur nga djegia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale duke ia dhënë në dorë të gjithë pushtetin Ramës dhe bandave.
Kjo gjë dhe koha e rezultati tregoi që shqetësimi i Presidentit ishte i drejtë. Dua që në emër të LSI dhe timin personal t’i kërkoj falje për këtë fakt, veprim dhe qëndrim që nuk solli gjë tjetër vetëm 70% të ndryshimit, por solli rrëmbimin dhe fitoren e zgjedhjeve nga bandat kriminale dhe oligarkët”, tha Kryemadhi.