Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) u rendit e treta në zgjedhjet e 25 prillit, me 107.5 mijë vota, ose 6.8% e totalit.
Këto vota i dhanë kësaj partie 4 mandate. LSI nuk u favorizua nga shpërndarja e votave në shumë qarqe, për shkak të sistemit proporcional rajonal.
Katër të mandatuarit janë Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, në Tiranë, Agron Cela në Shkodër dhe po Monika Kryemadhi në Fier (mandat që i kalon një personi tjetër).
Asnjë prej të mandatuarve nuk renditet ndër dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota (në një qark).
Tre kandidatët me më shumë vota janë Përparim Spahiu, me 3.4 mijë vota, Elona Guri, me 2.8 mijë dhe Agron çela me 2.65 mije.
Monika Kryemadhi, që ishte e para në tre qarqe, ka marrë gjithsej gati 5 mijë vota së bashku.
Renditja sipas votave jepet në grafikun e mëposhtëm: