Atmosfera është mbytëse dhe në Atikë, nga zjarri i madh që shpërtheu dje në Korinth të Greqisë.
Erërat e forta që fryjnë në zonë, sjellin tym dhe hi në zona të ndryshme të Atikës, madje edhe në qendër të Athinës, ndërsa tymi ka mbërritur deri në ishujt e Cikladeve, por edhe në Ikaria.
Sipas Protothema, zjarrfikësit po luftojnë fort për të vënë nën kontroll zjarrin, me erëra të forta që vështirësojnë punën e tyre. Sipas informacionit meteorologjik, nga matjet e rrjetit të stacioneve automatike të meteorologjisë (AMS) del se në kohën e fillimit të zjarrit, në zonën më të gjerë kishte erëra me 5-6 beauforte dhe shpërthime deri në 61 km/h.
Për shkak të erërave të forta, tymi dhe hiri nga zjarri pyjor i Schinos janë transportuar mbi pellgun e Athinës dhe Cikladet, siç tregohet në foto.