Ministria e Shëndetësisë kë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 11.646 persona kundër Covid-19, përcjell SHENJA.
Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se në vendin tonë janë aplikuar 244.518 vaksina, prej të cilave 38.505paraqesin dozën e dytë.
Ndërkaq, numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 390.330.