Një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës rihter tronditi provincën Yunnan në jugperëndim të Kinës mbrëmjen e djeshme, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur 27 të tjerë.
Sipas mediave, tërmeti me thellësi 8 km u pasua nga disa goditje duke shkaktuar panik. Përpos viktimave dhe të plagosurve tërmeti shkaktoi dëme të shumta, shembje shtëpish, rrëshqitje të tokës, etj, ndërsa vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit.
Një tërmet me madhësi 7.4 tronditi gjithashtu provincën e Qinghai në Kinën perëndimore të mengjesin e sotem.