Arrestohet nga policia këngëtari i njohur, Aleksandër Gjoka. News24 raporton se Gjoka është përfshirë në një aksident në Farkë, dhe më pas rezultoi i dehur.
Mësohet se këngëtari ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore si dhe ruhet nga policia, për shkak se i është komunikuar masa e arrestit.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Aleksandër Gjoka futet në telashe me policinë.
Këngëtari u arrestua edhe më 23 dhjetor të vitit 2019 pasi edhe asokohe u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.
Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l”, thoshte policia në njoftimin e para dy viteve.