I dëmtuar dhe i prangosur, kjo është gjendja e këngëtarit të njohur, Aleksandër Gjoka. Sipas informacioneve bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”.
Automjeti ku po udhëtonte Gjoka ka dalë nga rruga, ndërsa pas ndalimit, ai rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.
Gjendja e tij shëndetësore për momentin është e mirë. Këngëtari ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore pasi është plagosur lehtë.
Nga ana tjetër, policia e Shtetit u kujdes që ta raportonte shkarazi ngjarjen duke shkruar shkurt: “Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”.