Në fillim të majit, mjekët në Indi u frikësuan nga një rritje alarmante e mukormikozës – një infeksion i rrallë dhe potencialisht vdekjeprurës i njohur gjithashtu si kërpudha e zezë. Shumë nga ata që janë infektuar janë pacientë të infektuar me koronavirus, ose ata që janë rikuperuar nga Covid-19, sistemi imunitar i të cilëve është dobësuar nga virusi ose që vuajnë nga sëmundje të tjera në veçanti nga diabeti.
Gjatë javëve të fundit, janë raportuar mijëra raste të kërpudhave të zeza në të gjithë vendin, me qindra të shtruar në spital dhe të paktën 90 të vdekur.
Si mund të infektohemi dhe cilat janë simptomat?
Kërpudhat e zeza shkaktohen nga myku që gjendet në mjedise me lagështirë si toka ose plehrat dhe mund të prekë traktin respirator. Nuk është ngjitëse dhe nuk përhapet nga personi në person.
Disa lloje të kërpudhave mund të shkaktojnë sëmundjen. Këto kërpudha nuk janë të dëmshme për shumicën e njerëzve, por mund të shkaktojnë infeksione serioze tek personat me sistem imunitar të dobët, sipas Qendrave të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), raporton abcnews.al
Kërpudhat e zeza zakonisht prekin sinuset ose mushkëritë pasi një person thith sporet e kërpudhave në ajër, dhe gjithashtu mund të prekë lëkurën pas një dëmtimi sipërfaqësor si një prerje ose djegie. Simptomat varen nga vendi ku rritem kërpudhat në trup, por mund të përfshijnë ënjtje të fytyrës, ethe, ulçera dhe lezione në gojë.
Sëmundja shfaqet fillimisht si infeksion i lëkurës, kryesisht në pjesën e ballit, hundës, mollëzave dhe midis syve dhe dhëmbëve”, tha Ministria Indiane e Shëndetësisë në një deklaratë më 14 maj .
“Më pas përhapet në sy, mushkëri dhe mund të përhapet edhe në tru. Kjo shkakton dhimbje të gjoksit, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.” “Një nga mënyrat e përhapjes së mukormikozës është në enët e gjakut”, tha Dr. Hemant Thacker, mjek konsulent dhe specialist në Breach Candy Hospital në Mumbai.
Në rastet më të rënda, infeksioni “kalon nëpër enët e gjakut në tru”, duke shkaktuar humbje të shikimit.
“Nëse nuk kontrollohet, nuk trajtohet, mund të ketë një vdekshmëri prej 20% në 50%.”
Sipas një studimi të vitit 2005, në 929 të rasteve që datojnë që nga viti 1885 u zbulua një normë vdekshmërie prej 54%, sipas CDC. Shkalla e vdekshmërisë gjithashtu varet nga lloji i kërpudhave të përfshira dhe cila pjesë e trupit preket. Për shembull, është më pak vdekjeprurëse për njerëzit me infeksione të sinusit, por më vdekjeprurëse për ata me infeksione të mushkërive, raporton abcnews.al
Cila është lidhja e “kërpudhave të zeza me Covid-19?
Njerëzit me sistem të dobët imunitar janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit – përfshirë pacientët me Covid-19, pacientët diabetikë, dhe personat me sëmundje të tjera si kanceri ose transplantet e organeve, tha Ministria Indiane e Shëndetësisë. Pacientët me Covid janë veçanërisht të më të prekur jo vetëm sepse virusi ndikon në sistemin e tyre imunitar por ilaçet që përdoren për trajtim barnat e trajtimit mund të ulin mbrojtjen imune.
Pacientët me Covid që i nënshtrohen terapisë së oksigjenit në ICU mund të kenë lagështirë në repart – të cilat mund të rrisin ekspozimin ndaj rrezikut dhe t’i bëjnë ata më të prirur ndaj infeksioneve të tilla, tha ministria.
“Kërpudhat shfrytëzojnë portat e hapura dhe pushtojnë trupin,” tha Thacker. “Ky trup ka një portë të hapur për shkak të Covid, për shkak të sheqernave (nivele të larta glukoze), për shkak të antibiotikëve.”
Ministria paralajmëroi “kjo nuk do të thotë që çdo pacient Covid do të infektohet me mukormikozë”, pasi është e pazakontë te personat që nuk vuajnë nga diabeti. Sipas të dhënave, prevalenca e diabetit në vend është në 12% deri në 18% të popullsisë së rritur, veçanërisht në zonat urbane.
“India është kryeqyteti diabetik i botës”, tha Thacker nga Breach Candy Hospital. “Ne kemi klimë tropikale ku kërpudhat janë më të përhapura. Kështu që e gjithë kjo ka çuar në epideminë e kërpudhave të zeza.”