Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë̈ shtimin me rreth 600 infermierë në sistemin shëndetësor. Drejtoria e shërbimit spitalor, e ka konsideruar si kërkesë minimale shtimin e stafit mjekësor, pasi plotësimi i nevojave të pacientëve kundrejt shërbimit mjekësor, është vështirësuar edhe më tepër gjatë pandemisë.
COVID-19 ka nxjerrë në pah edhe një rrezik tjetër sa i përket pandemisë dhe mungesës së stafit infermieror. Në mungesë të stafit mjekësor, familjarët e pacientëve me koronavirus kanë qëndruar pranë të afërmve të tyre të sëmurë.
Kjo ka qenë e rrezikshme jo vetëm për pacientin por edhe për shpërndarjen e infeksionit në komunitet.
Krahas shumë sfidave të tjera për menaxhimin e pandemisë,̈ sfidues ka qenë edhe numri i kufizuar i stafit infermieror, pasi shumë prej tyre janë larguar për të ushtruar profesionin jashtë vendit.
Bazuar në analizat e sindikatës së infermierëve, me qëllim të rritjes së cilësisë së shërbimeve mjekësore, nevojitet shtimi edhe i 5 mijë infermierëve në gjithë sistemin shëndetësor të Kosovës.
Sipas kësaj sindikate mungesa e numrit të lartë të infermierëve ka reflektuar drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.