Pasi vulosi dje rezultatin e zgjedhjeve për Gjirokastrën, Kolegji Zgjedhor po shqyrton një tjetër padi të bërë nga PD dhe LSI lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për Vlorën.
Kolegji ka rrëzuar kërkesën për marrjen e provave shtesë. KAS vendosi të rrëzojë edhe kërkesën e PD për prova shtesë nga institucionet e tjera publike, ndërsa pranoi kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.
Megjithatë në fund të shqyrtimit vendosi rrëzim të kërkesës.