Një burrë në Mynih të Gjermanisë ka dalë i gjallë pas një lufte të gjatë me vdekjen, i infektuar me koronavirusin e ri Sars-Cov-2.
Mjekët në spitalin shtetëror të Mynihut thanë se fakti që 42 vjeçari u rikthye në jetë dhe është ende gjallë, mund të konsiderohet si një mrekulli mjekësore.
42-vjeçari u sëmur rëndë me koronavirus dhe u ventilua në njësinë e kujdesit intensiv. Mushkëritë e tij ishin shkatërruar plotësisht.
Ekipi intensiv për kardiologji dhe mjekësi të brendshme luftoi për jetën e tij plot 71 ditë.
“Pavarësisht pasojave kritike, dëmtimi i mushkërive u riparua”, tha Dr. Markus Engel nga Klinika e Mynihut.
Me të dalë nga gjendja koma dhe nga intubimi, 42 vjeçari i shoqëruar nga stafi mjekësor dhe familjarët, ka klithur me gëzim: “Urraaaa, dola dhe jam gjallë”