Ministria e Jashtme greke ka bërë të ditur se Greqia do e mbështesë rrugëtimin e Kosovës në BE, por nuk do e njoh atë si shtet. Në një email të dërguar për RTV Dukagjini, thuhet se MJP-ja greke ka konfirmuar vizitën e Ministrit Nikos Dendias në Kosovë, javën e ardhshme.
“Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë konstekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në emailin e MPJ-së greke.
Ndërsa eksperti amerikan David Phillips ka deklaruar se nga të gjitha vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet, Greqia është më afër që ta njohë .
“Greqia ka shumë të ngjarë ta njeh Kosovën, por nuk mund të injorojmë lidhjet e ngushta mes Greqisë dhe Serbisë”, thotë Phillips.