Një person është ekzekutuar sot në Tiranë dhe një tjetër është plagosur. Viktima, shënjestra e atentatit, mësohet se është klient i avokatit dhe ish prokurorit Adriatik Cama, ndërkohë që ky i fundit mbeti i plagosur.
Informacionet paraprake thonë se viktima Kudret Salia është vrarë nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, i cili e ka qëlluar atë pas disa konflikteve që kanë pasur në familje.
Kjo pasi vajza e autorit dhe viktima ishin në proces divorci dhe pikërisht sot çifti kishte seancën e 5 të divorcit.
Gazetarja Anila Hoxha thotë se viktima është qëlluar nga 8 plumba, ku 5 e kanë kapur atë.
Autori, ish vjehrri i tij është larguar menjëherë nga vendngjarja, por u arrestua pak më vonë pas ngjarjes nga policia. Autori pak pas krimit u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Hyundai, duke u arrstuar pak orë më vonë. Mësohet se Picari ka qenë polic burgu.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘trëndafili i bardhë’ ku viktima dhe Cama ishin duke pirë kafe.
Ndërkohë në një njoftim paraprak të policisë thuhet se ish prokurori, është jashtë rrezikut për jetën.
Ish prokurori Cama njihet për hetimin e dosjeve të bujshme si vrasja e bankierit Artan Santo dhe dosjes së 21 janarit.
Adriatik Cama, i cili ishte prokuror, në Prokurorinë e Tiranës u shkarkua në korrik të vitit 2018 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Cama e apeloi vendimin e KPK, por në muajin shkurt 2019 , Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.
Pas shkarkimit mësohet se Cama u kthye në një avokat në profesion. Ai është avokati i Nevaldo Hajdarajt të policit që vrau pas shpine Klodian Rashën.
Por si nisi zanafilla e ngjarjve që çoi një viktim.
Konfrilkit mes çiftit, Kudret dhe Dhurata Saliaj kishte filluar më herët. Mësohet se viktima, që u ekzekutua sot nga vjehrri, ka akuzuar vajzën e autorit, Dhuratën për tradhti dhe dhunë fizike e psikologjike ndaj 3 fëmijëve të saj. Kjo e fundit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra nga burri i saj, mirëpo 32-vjeçarja u arrestua në muajin Tetor në 2020 dhe është hetuar në arrest shtëpie për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve dhe kërcënime ndaj vjehrrës. Më datë 2 tetor, 32-vjeçarja mori leje nga puna për të shkuar në spital pasi nuk ndihej në gjendje të mirë shëndetësore, por në këtë momenti shpërtheu konflikti me burrin, që sipas saj, e akuzoi se kishte shkuar me të dashurin.
Viktima Kudret Saliaj
Babai i Dhuratës, Mexhit Picari, i cili ka qene edhe polic ka treguar një histori të 10 viteve më parë, kur kapi dhëndrin e tij duke u konfliktuar fizikisht me persona të tjerë. Sipas tij, sherri kishte ndodhur për konflikte banale ku ishin të përfshira edhe disa vajza.
“Unë e kam kapur vetë para 10 viteve, kam kapur K. (bashkëshortin e vajzës), e kam kapur te KMY te lokali, e kemi kapur, edhe baba i vetë, e kemi parë me goca, lidhje jashtë martese. Kur kam shkuar unë, e kam gjetur të çarë këtu te nofulla, edhe kanë qenë 4 çuna duke u zënë për punë femrash. Kur e kam parë me gjak kështu, ju kam thënë policia, unë kam qenë punonjës policie. Ju kam thënë mos se policia këtu. Ata direkt e kanë lënë, edhe më tha mik më shpëtove, hallall ta bëftë Zoti. Po ç’na bërë kështu more dhëndër. Po ti je i martuar, a ke turp i thashë. A ke turp që zihesh për punë femrash. Ti je i martuar, ke fëmijë. Tha bëra gabim, po më fal. Edhe unë i thashë gocës, erdhi dhe i thashë për mua lere se ky nuk i heq huqet. Na ka marrë malli për nipërit, ju kanë bërë presion”, është shprehur babai i Dhurata Saliajt në media.
Autori Mexhit Picari
Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi ka deklaruar se është arrestuar Mexhit Picari i cili vrau ish dhëndrin Kudret Saliaj, i cili ishte në proces divorci me vajzën e autorit. Për ish bashkëshorten e viktimës thotë se ka qenë e arrestuar për dhunë në familje.
“Siç jeni njoftuar sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë pranë një lokjali pas nesh ku është vrarë një person i cili ka qenë në një proces divorci me bashkëshorten. I ati i vajzës është autor. U bë e mundur kapja e autorit. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten. Ajo ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Gjatë kësja ngjarje është palgosur dhe avokati i cili ishrte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitarë, është e dokumentuar autorësia për hollësi të tjera më pas”, tha ai.
Drejtori i policisë Tiranë Rebani Jaupi