Operacioni policor grek ishte i paralajmëruar! Forcat speciale greke mësynë mëngjesin e djeshëm në ishullin Mykonos, aty ku gjetën sasi të drogës dhe armëve.
Ata lokalizuan katër burra, të cilët ishin shtrirë me fytyrë poshtë në oborrin e një shtëpie të izoluar në Mykonos.
Skena ishte pjesë e një operacioni në shkallë të gjerë që përfshinte policë dhe oficerë të Rojës Bregdetare, i cili u hartua në 24 orët e fundit dhe u kurorëzua me sukses.
Operacioni i përbashkët filloi nën fshehtësi ekstreme dhe përfundoi rreth pesë pasdite kur mbaroi kërkimi i fundit në shtëpi. Sipas informacionit të parë, më shumë se dhjetë persona u arrestuan ndërsa sasi armësh dhe droge u gjetën brenda shtëpive ku ata po qëndronin.
Efektivët që morën pjesë në operacion kishin veshur helmeta në të cilat ishin montuar kamerat dhe i gjithë operacioni është regjistruar në video.