Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një linjë urbane në San Francisco ku një adoleshent është kapur duke i vënë flakën flokëve të një gruaje në autobus. Pamjet e publikuara nga policia tregojnë adoleshentin që mban një çakmak në pjesën e pasme të flokëve të gruas për disa sekonda.
Nuk është e qartë se sa rëndë ishte plagosur gruaja që duket rreth të 60-ve pasi ajo u largua para se policia të mbërrinte në vendin e ngjarjes. Shoferi i autobusit kishte thirrur policinë për të raportuar incidentin, por në kohën kur oficerët edhe gruaja edhe i dyshuari ishin larguar tashmë.