Policia greke është më pranë se kurrë prangosjes së autorëve të vrasjes së 20-vjeçares Carolina Crouch, disa javë më parë në banesën e saj në Greqi. Sipas mediave greke, efektivët kanë arritur që të verifiojnë rreth 80% të të përfshirëve në ngjarje, të cilët dyshohet se janë 10-15 persona. Ishte bashkëshorti i saj, piloti 32-vjeçar Haralambos Anagnostopoulos, ai që kontrolloi 150 identikite për të dalë në 15 më deçizivet.
Megjithatë, për çdo rast, Policia i merr me rezerva dëshmitë e pilotit për faktin se ai ka qenë në presion të madh dhe fytyrat e agresorëve kanë qenë të mbuluara. Ndërkohë probleme janë shfaqur edhe për psikologen e të resë, e cila dëshoi në Polici pak kohë më parë. Presidenti i shoqatës, Vasso Boukouvalas tha se “psikologia” e Caroline, Eleni Mylonopoulou ka shkelur rregullat e profesionit, ndërsa shtoi se nuk ka as diplomë dhe as licencë për të ushtruar profesionin.
“Gazetarët e kanë identifikuar si psikologe, por ajo nuk është. Ka kryer, për më tepër, dy shkelje etike. E para është që psikologut i ndalohet të dëshmojë në ndjekjen penale, ose të mbrojë klientin e tij. E dyta është se është e ndaluar të tregosh atë që të ka besuar dikush. Nuk ka rëndësi nëse vajza ka vdekur,”-përfundoi ai.
Me idenfikimin e autorëve, pritet që të bëhet edhe arrestimi i bandës që disa javë më parë hyri në banesën e çiftit për të grabitur dhe i morën jetën të resë. E gjithë skena ndodhi para bashkëshortit dhe vajzës së tyre të mitur, vetëm 18 muajshe. Ndërsa autorët u larguan me 15 mijë euro.