Është kthyer në vendin që i përket, është kthyer në shtëpi”. Me këtë postim, të shoqëruar nga një video, Parma zyrtarizoi rikthimi e Gigi Buffon me fanellën e verdhebluve pas 26 vitesh.
Portieri 43-vjeçar firmosi një kontratë për dy vitet e ardhshme me klubin në të cilin është rritur, për t’u kthyer te skuadra që e bëri të debutonte në Serinë A kur ishte vetëm 17 vjeç, në 19 nëntorin e vitit 1995, kundër Milanit.
Videoja e Parmës ka motivet e një filmi fantastiko-shkencor, të titulluar: “Rikthimi i Supermenit”. Në fund shihet personazhi misterioz të heqë kapuçin për të zbuluar identitetin.
Eshtë Buffon, që, në telefon me pronarin e Parmës, thotë: “Ok, Kyle, jam gati!” Dhe Krause i përgjigjet: “Mirë se u ktheve në shtëpi!” Në fund, ajo e Buffon është një zgjedhje zemre, vendosi për Parmën e tij, me objektivin për ta rikthyer menjëherë në Serinë A.
He is back where he belongs.
He is back home.#SupermanReturns ???@gianluigibuffon @Kyle_J_Krause @ParmaCalcio_en pic.twitter.com/bh2FO6P8YX
— Parma Calcio 1913 (@1913parmacalcio) June 17, 2021