Kisha katolike e Shën Palit në Miçigan është ndërtuar në një trinitet të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët atje. Ajo u inaugurua më 28 qershor 1981.
Me ardhjen e një numri të shqiptarësh që shkonin në kishën e Zojës Pajtore dhe me shtimin e tyre u pa i nevojshëm dhe zgjerimi dhe ndërtimi i një kishe të re. Dom Prek Camaj ishte ai që pagëzoi këtë kishë me emrin e Shën Palit. Emërimi i kësaj kishe me këtë emër është bërë me qëllim. Më 29 qershor kisha katolike feston festën e Shën Pjetrit e të Palit apostull.
Në inaugurimin e kësaj kishe morën pjesë rreth 5 mijë vetë në tre ditë që vazhdoj festa. Në Kishën e Shën Palit sot shërbejnë dhe tre motra Gabriel Vulaj, Irene Prendecaj dhe Juliana Marku që ndihmojnë në përgatitjen e fëmijëve në grupet muzikore dhe me shkollën e gjuhës shqipe. Ato u vendosën në Detroit më 16 janar 2003.
Vendimi për shitjen e kësaj kishe dhe ndërtimin kishës së re të madhe në Worçester Hills u mor në 19 janar 1999 dhe inaugurimi u bë në 2 shtator të vitit 2002.
Aty ndodhen dhe dy statujat të figurave të rëndësishme të kombit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe statuja e Nënës Terezë.
Si e përshkruante Zëri i Amerikës inaugurimin e kishës në shtator 2002:
“Kisha e re Katolike shqiptaro-amerikane e Shën Palit që u përurua të dielën në shtetin e Miçigan cilësohet si një objekt me vlera jo vetëm fetare por dhe kombëtare pasi kompleksi i ri përmbledh mjedise të shumta kulturore me karakter edukativ shqiptar.