Prokuroria për të miturit në Greqi është duke shqyrtuar çështjen për kujdestarinë e fëmijës 11-muajshme të Charalambos Anagnostopoulos dhe Caroline Crouch, ku kjo e fundit u vra nga bashkëshorti.
Lydia e vogël, vajza e Caroline Crouch për disa ditë të qëndrojë në Alonissos, pas vendimit të përkohshëm të gjykatës për dhënien e kujdestarisë prindërve të nënës, megjithatë nuk dihet nëse babai i saj, megjithëse në burg, do të jetë në gjendje të kërkojë kontakt me të bijën. Nga vendimi i përkohshëm, ndonjë e drejtë i është hequr autorit të krimit të rëndë në Glyka Nera, por nuk u përjashtuan prindërit e tij, të cilët do të kenë mundësinë të shohin të voglën në Alonissos çdo muaj për një javë dhe orë të caktuar.
Siç shpjegon për protothema.gr avokatja Katerina Mavroidi , e cila është thirrur disa herë në gjykatë për të trajtuar çështje të ngjashme me fëmijë viktima, çështja e Lydia-s së vogël nuk mbaron me një vendim të përkohshëm të gjykatës, pasi ka shumë çështje që duhen zgjidhur menjëherë.
“Kohët e fundit është lëshuar urdhri i Prokurorit, sipas të cilit, kujdestaria e Lydia-s së vogël i është caktuar përkohësisht familjes së viktimës dhe paralelisht me këtë urdhër, përkujdesja prindërore është hequr përkohësisht nga babai. Në parim, urdhri i lëshuar nga Prokurori në lidhje me Lydia-n e vogël është i përkohshëm dhe ai ka detyrimin të referojë çështjen në Gjykatën kompetente brenda një periudhe prej një muaji, e cila do të vendosë për të dy çështjet me një vendim përfundimtar. Sidoqoftë, duhet të bëhen sqarime të rëndësishme në lidhje me heqjen e kujdesit prindëror dhe komunikimin e një fëmije të mitur “.
Sipas avokates, vrasësi i Caroline , edhe pse mund të humbasë përgjegjësinë prindërore me vendimin përfundimtar të gjykatës, do të jetë në gjendje ta rifitojë atë përsëri me ligj.
“Heqja e kujdesit prindëror thjesht bëhet joaktive, pasi mbetet joaktive për një periudhë kohe. Si pasojë, ai mban me ligj mundësinë për të rifituar të drejtën e kujdesit prindëror për fëmijën e tij të mitur me kalimin e kohës dhe në varësi të ndryshimeve që do të ndodhin. Në çdo rast, edhe në vendimin përfundimtar të Gjykatës, e cila do të heqë përgjegjësinë prindërore nga vrasësi i rrëfyerka të drejtë të revokojë ose reformojë vendimin përfundimtar të Gjykatës kompetente “.
Babai i të miturës, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.