Ish-Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se Danimarka do të dhurojë 250 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj shkruan se ky është një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë.
“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë Covid-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë”, ka shkruar Zemaj.
Zemaj gjithashtu shkruan se miqësia mes vendeve në ditë të vështirë është e veçantë dhe për mos tu harruar.
“Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!”, ka shkruar Zemaj.