Barcelona ka shprehur shqetësimin për veprimet e Ousmane Dembeles dhe Antoine Griezmannit, raporton L’Equipe.
Dy sulmuesit francez kanë bërë fyerje raciste ndaj aziatikëve me dukjen e tyre fizike dhe mënyrën se si flasin ata.
Në videon e parë, Dembele shihet duke bërë disa fyerje raciste, derisa ishte i shoqëruar nga Griezmannn.
Griezmann ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke thënë se nuk kishte për qëllim që të fyente miqtë e tij aziatik.
Ende nuk ka asnjë reagim nga Dembele, gjersa Barcelona po ashtu pritet të dalë me një njoftim për këtë veprim të anëtarëve të saj.
Në të dytën, ish-anëtari i Atletico Madridit kapet duke folur në gjuhën e aziatikëve, e që të dy pamjet janë bërë virale në internet.
Me shqetësim të madh, sipas asaj që raporton mediumi francez, Barcelona ka kërkuar nga Griezmann dhe Dembele që të kërkojnë falje.