Familja Abdyli në Kosovë përveç anëtarëve të familjes në shtëpi mbajnë edhe një traktor në sallon. Gazeta Ekspress shkruan se ata e mbajnë këtë traktor si kujtim nga babai, i cili rriti 7 fëmijë me traktorin.
Haki Abdyli thotë se pas rregullimit të shtëpisë e vendosi traktorin në sallon. Gjatë intervistës së tij për ATV, Hakiu tha se traktori është blerë para 45 vitesh dhe është ende të gjendje të rregullt.
“Shtëpinë e kam ndrequr këtu ku ka qenë shtëpia e vjetër, në të njëjtin vend, në të njëjtit themele. Vetëm salloni i është shtuar, e edhe traktori brenda tij, sepse aty në të kaluarën ka qenë parkingu i traktorit”, thotë Abdyli.