Aleksandër Nilaj jeton në Nju-Jork të ShBA-ve dhe është themelues i shoqatës shqiptaro-amerikane “Dora e Hapur”.
Ai së bashku me përfaqësues të organizatës, në shenjë mirënjohje për punën e mirë në shërbim të qytetarëve i ka dhuruar Kapitenit të Rajonit 49 të Departamentit të Policisë së Qytetit të Nju Jorkut një punim artistik të bërë me dorë nga një nënë shqiptare, Dila Kocaj.
Kapiteni falenderoi per surprizen e mrekullueshme dhe u shpreh menjehere se do ta vendos ne murin e sallonit kryesor te rajonit te policise 49 NYPD ne Bronx NY.