Tre ditë pas ngjarjes makabre, ku 18-vjeçarja, Marigona Osmani u la e dhunuar për vdekje në derën e spitalit në Prishtinë, i dyshuari kryesor, partneri i saj, Dardan Krivaqa është arrestuar nga Policia.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, Major Mehmet Hajdini.
“Para 2-3 minuta e kam marrë konfirmimin se rreth 5 minuta para është arrestuar i dyshuari Dardan Krivaqa, në rrethinë të Ferizajt. Njësitet policore janë duke e sjellur të dyshuarin në objektin e Policisë.”-tha Hajdini.
Hajdini ka bërë të ditur se Krivaqa është arrestuar në një fshat në Ferizaj, teksa tha se pas pak ai pritet të dërgohet në stacionin policor të Ferizajt.