Pas vizitës që Nenad Mitrovi i SNS-it zhvilloi me banorët e Zarbincës, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ku i ka kërkuar të parit të SNS-it në Bujanoc, që shqetësimet e banorëve të Zarbincës, t’ia përcjelli Beogradit.
“Shpresoj që ankesat e tyre për pasivizimin e adresave, për fyerjet dhe krimnalizimin e tyre, për diskriminimin sistematik e për pozitën e vështirë socio-ekonomike që ka pamundësuar jetën normale, do ti adresoni në Qeverinë e Serbisë. Dua të besojë se ballafaqimi juaj i drejtëpërdrejt me këtë realitet të paprecedentë ka prekur sedrën e ndërgjegjes Tuaj dhe t’i mirëkuptoni kërkesat tona për më shumë barazi e drejtësi” – ka kërkuar ndër të tjera, kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi nga kryetari i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq.
Mustafi për më shumë, i ka kujtuar Mitroviqit që gjatë vitit të kaluar pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, me miqtë e Luginës, kanë vizituar çdo fshat serbë, duke i’u ofruar maska, kontrolle mjekësore dhe dezinfektues.
Kujtojmë që, gjatë javës, kryetari i SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviq, ka vizituar fshatin Zarbincë, ku ka takuar shqiptarë që jetojnë në atë fshat të Malësisë së Bujanocit.
Kjo vizitë e Mitroviqit, ka ngjallur reagime nga më të ndryshmit, për faktin që banorët e këtyre fshatrave shqiptare, po ballafaqohen me pasivizimin e adresave.
Më poshtë mundë të lexoni të plotë reagimin e kryetarit të KKSH-së, Ragmi Mustafi:
MITROVIQ PËRCJELLJANI QEVERISË NË BEOGRAD SHQETËSIMET E ZARBINCËS
Nenad Mitroviq kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) në Bujanoc dhe deputeti popullor, dje ka vizituar Zarbincë i shoqëruar nga drejtori i Stacionit të Veterinarisë, Miodrag Milkoviq. Në njoftim thuhet se kanë biseduar me banorët e atjeshëm.
Shumë mirë.
Shpresoj që ankesat e tyre për pasivizimin e adresave, për fyerjet dhe krimnalizimin e tyre, për diskriminimin sistematik e për pozitën e vështirë socio-ekonomike që ka pamundësuar jetën normale, do ti adresoni në Qeverinë e Serbisë.
Dua të besojë se ballafaqimi juaj i drejtëpërdrejt me këtë realitet të paprecedentë ka prekur sedrën e ndërgjegjes Tuaj dhe t’i mirëkuptoni kërkesat tona për më shumë barazi e drejtësi.
Ndryshe, përtej një provokimi politikë e akti të ulët për të shfrytëzuar politikisht pozitën e mjerë e të pa shpresë të atyre banorëve nuk mund të kuptohet.
Gjatë fundit të korrikut e fillimit të gushtit vitin e kaluar, bashkë nën iniciativën e miqve vullnetmirë nga diaspora e shoqëria civile, përveç qytetit e fshatrave shqiptare kemi vizituar pothuajse të gjitha fshatrat serbe në Bujanoc, në fushatë për parandalimin e shpërndarjes së virusit koronar COVID-19 duke i ofruar kontroll mjekësor, maska e dezinfektues falas.
Për shkak të ndjeshmërisë politike nuk kam dashur aq brutalisht, politikën të mbivendos para humanizmit e njerëzores