Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë në veri të vendit, por është ndjerë dhe në Tiranë.
Tërmeti me mgantidë 4.7 ballë ka pasur si epiqëndër Koplikun.
Thellësia e goditjes ka qenë vetëm 5 kilometër, që ka bërë që lëkundjet të ndjehen shumë.
Veriu i vendit u godit edhe nga tre tërmete të njëpasnjëshme mengjesin e sotëm duke krijuar panik te banorët.
Deri tani nuk raportohet për lëndime apo dëme materiale.