Dashi
Kuadri yjor duket disi i turbullt sot, prandaj edhe një pjesë e mirë e të lindurve të kësaj shenje do të jenë përgjithësisht konfuzë e të pavendosur. Bëni mirë të qëndroni pranë partnerit.
Demi
Pritet që sot të jetë një ditë shumë pozitive dhe shumë interesante në planin profesional e që mund t’ju sjellë mundësi të reja për të ardhmen. Hëna sot ju bën të parezistueshëm.
Binjakët
E keni shumë të vështirë të komunikoni më të tjerët, për shkak të një Hënë që sot do t’ju “ngatërrojë” në gjithçka që thoni apo që bëni. Një udhëtim i shkurtër ndoshta do t’ju kthjellonte.
Gaforrja
I pajustifikueshëm indiferentizmi që tregoni për gjëra që në fakt duhet t’ju intersojnë më shumë, siç është fusha ekonomike dhe paratë. Ndoshta ngaqë sot në plan të parë për ju është dashuria
Luani
Sot duhet të jeni shumë të përqëndruar e të shihni më shumë në aspektin profesional e në përgjithësi në punë. Me Hënën dhe sidomos Mërkurin në anën tuaj mund t’ju lindin ide të reja.
Virgjëresha
Dita e sotme pritet të jetë disi e qetë, në sajë të Mërkurit në shenjë sot është në një orbitë shumë të përshtatshme. Megjithatë, humori juaj mund të pësojë luahtje për shkak të Hënës “pasive”.
Peshorja
Edhe pse në përgjithësi kuadri yjor premton për një ditë përgjithësisht pozitive, sot nuk do ta keni kollaj të gjeni ekuilibret e duhura e kjo mund të implikojë marrëdhëniet tuaj me të tjerët.
Akrepi
Të lindurit e kësaj shenje duket se do të jenë më të privilegjuarit e zodiakut”, sidomos në aspektin profesional, ku do të ketë edhe ndikimin më të madh Mërkuri në shenjë. Dhe sa agresivë…!
Shigjetari
Ka të ngjarë që sot të ndodheni mes dy zjarresh ose në pozicionin aspak të këndshëm të atij që s’di kujt t’ia prishë e kujt t’ia ndreqë. Mundohuni të tregoheni më praktikë.
Bricjapi
Keni hezituar të hidhni një hap domethenës në një moment mëse të përshtatshëm dhe tani ndjeni keqardhjen e atij që ndjen se zogu i ka shpëtuar nga dora përfundimisht. Kujdes shpenzimet.
Ujori
Mërkuri në shenjën tuaj është plotësisht dominues dhe ju tashmë e ndjeni se kjo ju ka bërë të jeni më të gjallë e më aktivë. Më shumë hapësirë për partnerin e më pak premtime boshe.
Peshqit
Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv më një Hënë dominuese ju bën disi melankolikë dhe për rrjedhojë edhe pak pesimistë. Sidoqoftë mbrëmja mund të ofrojë ndryshime mjaft interesante.