Në SHBA, jetojnë dhe punojnë një numër i lartë shqiptarësh, që kanë emigruar drejt tokës së premtuar ndër vite me radhë. Ky komunitet, përpiqet të mos asimilohet me kalimin e kohës, por të trashëgojnë brez pas brezave, kulturën dhe traditën e vjetër shqiptare.
Muaji Nëntor, është një nga ”gurët kilometrik” më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë, ku kulmojnë datat: 28 si Dita e Pavarësisë dhe 29 si Dita e Çlirimit të Shqipërisë. Në kuadrin e këtyre dy datave historike, në të gjitha vendet e populluara nga shqiptarë, përfshi këtu edhe diasporën, realizohen evenimente të shumta artistike.
Shqiptarët që jetojnë në New York, si asnjëherë më parë, këtë vit, do të kenë mundësinë e artë, që të bëhen pjesë e një eventi madhështor, plot klasë dhe magji, ky kryefjala, është prezantimi i kulturës dhe traditës së bukur shqiptare.
“Nëntori Shqiptar në New York”, mban vulën e një bashkëpunimi disavjeçar mes producentit Eduard Deda dhe televizionit kombëtar Vizion Plus, së bashku numërojnë disa projekte shumë të suksesshme për teleshikuesit shqiptar siç janë : Miss Universe Albania, Miss Universe Kosova, Këndo Këngën Time dhe Vip Zone.
Redaksia e ” Alb-Network” , ka kontaktuar grupin e realizimit të këtij projekti, për të zbuluar më shumë detaje mbi këtë organizim prestigjioz për komunitetin shqiptar në New York.
“Capitale Ballroom” ,në Manhattan ,është vendndodhja ku do të zhvillohet ky event madhështor, në po të njëjtin ambient ku organizohen një pjesë e aktiviteteve me të rëndësishme të New York-ut.
Sipas organizatorëve, në këtë event, do të mirëpresin edhe shumë të huaj të cilët kanë dëshirë për të mësuar më shumë informacione për “folenë e shqiponjave” në Ballkan. Ndaj ky projekt, ka marrë përsipër misionin e promovimit të këtyre vlerave të mëdha, qe bëjnë çdo shqiptar të ndihet krenar për origjinën e tij. Të gjithë pjesëmarrësit do të gjejnë aty produkte 100% made in Albania, duke nisur nga gatimet tradicionale shqiptare si dhe muzikë me këngëtarë të mirënjohur të trevave të ndryshme shqiptare. Në këtë natë magjike ,do të keni mundësinë të takoni nga afër personazhe të shumtë që janë të ftuar special, enkas për këtë mbrëmje.
Gjithashtu është menduar edhe prezantimi i etnografisë ,letërsisë , kulturës dhe historisë shqiptare nëpërmjet formave nga më të ndryshmet për pjesëmarrësit. Po ashtu aty do të gjeni edhe panairin e bizneseve shqiptare që operojnë në SHBA.
Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e kësaj nate magjike, duhet të tërheqin bileta pranë restorantit “Dua Kafe” tel +1 917 207 8750, agjensia e udhëtimit “ Globus Travel” tel +1 914 400 9602 dhe pranë zyrës së “Edi Construction INC” +1 347 503 8899
https://www.instagram.com/tv/CVgI92yFWaV/?utm_medium=copy_link