Me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, paraditen e së shtunës është organizuar një program kulturor – artistik nga Qendra e Rinisë Kulturore në Greenwich , Connecticut, për të festuar 109 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
E hapen këtë event dy moderatorët , Fatjona Kelmendi, së bashku me Evan Salaj, të cilët udhëhoqën programin për vitin e shtatëmbëdhjetë këtu, ata ndër të tjera thanë:
Per te festuar historinë tonë të lavdishme, Pavaresine e shpallur nga Ismail Bej Qemali me shokë ne Vlorë, me 28 Nëntor 1912, dhe për të vlerësuar sakrificën tonë në rrugën drejt Pavaresise së plotë të Popullit tonë të lashtë. – Gjatë paradites së sotme, ishin pjesëmarrës e të ftuar personalitet shqiptarë dhe amerikanë.
Dy himnet u kënduan ai amerikan nga Tess Biberaj, dhe ai shqiptar nga Kreshnik Zhabjaku.
Më pas fjalën e hapjes së këtij eventi e mori z. Richard Lukaj një ndër udhëheqësit më të njohur e veprimtar të Komunitetit shqiptaro – amerikan, Konsull Nderi i Shqipërisë, një biznesmen i suksesshëm, një filantropist i shquar, një shembull i mrekullueshëm që me kontributin e tij ndër vite ka bërë vepra të jashtëzakonshme për shqiptarët e jo vetëm por dhe figurat më të njohura amerikane ku në kujdesin e tij të veçantë ka pasur gjithnjë lobimin e çështjeve të Shqipërisë etnike. – Bankieri dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj u shpreh që është krenar të festoj së bashku plotë 109 Vjet Shqipëri të lirë dhe Ne kemi një komunitet të bukur këtu në SHBA. Kemi shumë organizata dhe iniciativa të mrekullueshme në komunitetit për të shijuar gati çdo javë. Komuniteti është aktiv në art, kulturë, vallëzimi, muzikë, gastronomi e shumë më tepër. Ne kemi qendra komunitare e organizata fetare, ku mblidhemi për të mbështetur sa më mirë që mundemi gjithë ndodhitë e mëdha në komunitetin tonë. Jam më së shumti krenar me fëmijët e mi që marrin pjesë në këto aktivitete, ashtu siç edhe unë bëra dikur dhe shpresoj që ata gjithmonë ta ruajnë dashurinë për identitetin e tyre personal. Edhe jo-shqiptarët, miq tanë që marrin pjesë në festat tona, vërtetojnë bukurinë e të pasurit një komunitet kaq të unifikuar dhe të gjallë. Mjerisht, ndarësi i vetëm i komunitetit tonë ka tendencë të jetë politika dhe fraksionet në regjionin amë.
Në këtë organizim nuk munguan as personalitetet si politikani Mark Gjonaj ,
Kryetari i Bashkisë Fred Camillo ,
David Martin, Caroline Simmons, Kongresmeni Jim Himes, Ambasadori i Kosovës Frymëzim Isufaj
Mayor Fred Camillo Mayor David Martin Mayor-Elect Caroline Simmons
Congressman Jim Himes, Senatori Richard Blumenthal, Senatori tjetër i Shtetit Ryan Fazio,
Ramiz Kukaj veprimtar i njohur,
e shumë emra artistë si Yllka Gashi e të tjerë.