Populli shqiptarë ndër vite të tëra ka emigruar për arsye nga më të ndryshmet por ajo më kryesorja ka qenë dhe ngelet pjesa ekonomike.
Dy nga shtetet që kanë numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, janë Italia dhe Greqia.
Në këto vënde, shqiptarët kanë punuar dhe kanë krijuar shumë histori suksesi që janë kthyer në shembuj për të gjithë.
E tillë është edhe historia e Jetnor Ylli Tafilt nga Tepelena, i cili ka emigruar që në moshë të vogël me familjen e tij drejt Greqisë. Në fillim prindërit e tij u vendosën në qytetin e Egjios e me pas drejt Athinës.
Në kryeqytetin Helen, Jetnori zbuloi pasionin e tij si fizioterapist, çka e përforcoj duke ndjekur studimet për këtë profesion fisnik.
Sot Jetnori është 30-vjeç dhe është kthyer në një nga fizioterapistët më të kërkuar në greqi, ku kryesisht klientët e tij janë sportistët .
Aktualisht ai është fizioterapisti kryesor i skuadrës së “Ionikos”, në kategirin superiore të Greqis. Historia e Jetnorit është një model për të gjithë të rinjtë të cilët duan të triumfojnë në profesionet e tyre. Por ajo që duhet kuptuar nga kjo histori është se rrugëtimi drejt suksesit kërkon durim, besim dhe shumë punë.