Prindërit e Olaf Scholz ndoqën nga ballkoni VIP i Bundestagut teksa i biri u betua si kancelar i Gjermanisë. I ati i kancelarit, Gerhard Scholz, 86 vjeç ka të njëjtët sy vigjilentë.
Sipas Irish times, ai thotë se i biri ka ëndërruar për tu bërë kancelar që në moshën 12-vjeçare dhe se ishte i zgjuar dhe ambicioz që atëherë. Ai madje thotë se i biri ka shkëlqyer në latinisht sa mësuesi mund të mësonte prej tij.
“Olaf ka qenë gjithmonë një student i mirë, madje në latinisht mësuesi mund të mësonte prej tij. Në moshën 12-vjeçare më tha se donte të bëhej kancelar”, tha babai i moshuar i kancelarit.
Scholz qëndron i ulur përkrah gruas së tij Christel duke parë djalin e tij teksa më në fundmerrte detyrën në Berlin. Ai tha se kjo i jepte një ndjenjë të madhe lumturie.
Gjatë betimit të pranishëm ishin edhe gruaja e tij Britta Ernst, gjithashtu një politikane, dhe dy vëllezërit e tij më të vegjël, një konsulent dhe njëri mjek. I ati i Scholz thotë se ka tre djem të suksesshëm, por nga të tre, kancelari fiton më pak.